Qyteti i Kamzës u trondit nga një shpërthim me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Disa orë pas ngjarjes publikohen pamjet e momentit kur i riu vendos tritolin në një lokal në rrugën “Donald Trump” në Kamëz. Lokali ishte marrë me qira nga Oltjon Muçaj.
Siç dallohet edhe nga pamjet, autori me kapele del nga makina hedh lëndën plasëse pranë lokalit, ndërsa dikush tjetër e pret në makinë.