Aktorit të humorit Olsi Bylyku i është bërë një kamerë e fshehtë nga kolegët e tij Bes Kallaku dhe Erion Isai. Gjatë puntatës së fundit në “BE Coffe”, u transmetua edhe loja e xhiruar nga aktorët e njohur, të cilët siç edhe duket e kanë acaruar shumë kolegun e tyre.
Ata kanë xhiruar një reklamë të përbashkët për një pije alkoolike, por paga që kanë marrë nuk ka qenë e njëjtë. Besi dhe Erioni janë paguar me 500 euro, ndërsa Olsi me 50 euro. Kjo gjë ka sjellë acarim tek aktori, i cili ka diskutuar me kolegët për disa minuta duke kërkuar që të mos transmetohet reklama.
“Asgjë nuk do transmetohet. Është ofendim. Unë jam dorëheqjen që nesër në Klan”, tha ai. Më pas Besi dhe Erioni i zbuluan të vërtetën dhe gjithçka përfundoi me të qeshura.