Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video/ Si mësonte Rama fshehurazi italisht në kanalet e Rai dhe pushimet në jug për të kapur valët

21:02 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë në një tjetër emision. Kryeministri Rama shfaqet në L’Aria Che Tira me moderatoren Myrta Merlino. Myrta thotë se Rama ka treguar se ka mësuar gjuhën italiane duke parë fshehurazi kanalet televizive italiane në kohën e komunizmit,  kryesisht kanalet e Rai pasi në atë kohë nuk lejohej një gjë e tillë, aq më tepër nëse dilje hapur apo tregoje se ke ‘gjetur’ valët. Lexoni bisedën më poshtë. 

Myrta: Kur ishit kryetar Bashkie i dhatë shumë ngjyra qytetit të Tiranës dhe e transformuat, duket më bukur dhe më alegro. Jemi në këtë moment kur Shqipëria juaj po përjeton protesta, por do flasim edhe për këtë më vonë. Ke thënë në intervistë se ke mësuar italisht duke parë fshehurazi televizionet italiane, Rai kur Shqipëria aso kohe…

Rama: Nuk kishte asete në atë epokë..

Myrta: Vërtet Nuk kishte?

Rama: Nuk kishe metoda të tjera në atë kohë në Shqipëri…

Myrta: Tani ka plot metoda, apo jo?

Rama: Me siguri…

Gazetarja i vendos një video nga eksodi i famshëm i shqiptarëve që vërshuan drejt Italisë.

Anija

Myrta: Është shumë interesante të shohësh këto pamje që edhe për ju mendoj se janë të forta, ju ishit 27 vjeç në atë kohë. Për shqiptarët Italia ishte si Amerika. Dolët nga diktatura pak a shumë, ishit si Korea e Veriut…

Rama: Rasti i sistemit tonë ishte unik, pasi kishim një diktaturë që na izoloi nga bota por edhe nga vetë bota komuniste duke pretenduar të izolohemi plotësisht e të bëhemi fara e vërtetë e komunizmit. Por duke parë këto pamje mendoj se janë të jashtëzakonshme që tregojnë për një histori fantastike të emigracionit dhe integrimit sepse sot në fakt janë më shumë se 40 mijë media të vogla në Itali me shqiptarë që kontribuojnë mjaftueshëm…

Myrta: E kujtojmë mirë atë eksod, 30 mijë njerëz që vijnë në një ditë të vetme në qytet… Më thoni diçka, çfarë ishte për ju shqiptarët Italia në atë kohë? Si dëgjuat për Italinë?

Rama: Italia ishte i vetmi le të themi si horizont për ne dhe kjo falë televizionit. Ishim komplet të mbyllur. Kishim mundësi të merrnim sinjal vetëm nga Italia dhe këtë mezi, çdo lloj sinjali tjetër ishte i ndaluar. Shkonim në jug të Shqipërisë për pushime sepse aty kapnim valët e televizonit italian, edhe pse me shumë vështirësi. Në Tiranë nuk kapte mirë…

Gazetarja: E pabesueshme…/

Rai Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.