Një aksident i rëndë ka ndodhur në Suboticë të Serbisë.
Dëshmitarët thanë për mediat vendase se në aksident u përfshinë mbi 12 vetura.
Arsyeja kryesore që çoi në përplasjen e automjeteve ishte një stuhi rëre që zvogëloi dukshmërinë. Ndërkohë, nuk ka informacion për persona të lënduar.