Tayna ka arritur majat e suksesit në vetëm 1 vit që është bërë pjesë e industrisë së muzikës.Përveç hiteve të suksesshme e famës së madhe që ka marrë, reperja Tayna është komentuar shpesh edhe për format seksi trupore.
Mirëpo, nëpërmjet një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, reperja ka treguar njëherë e mirë se gjithçka që ajo ka bërë për të pasur forma përfekte, janë rezultat i punës së pastër në palestër.
Tayna ka publikuar një kolazh me video nga ditë të ndryshme ku tregon se po ushtrohet intensivisht dhe në dallim nga të tjerët, reperja ka synuar që gjatë kësaj periudhe të shëndoshet.
“Fitova 7 kilogramë për 1 muaj.”- shkruan ajo krahas videos ku është i dukshëm ndryshimi. “Edhe me koncerte çdo natë, s’ka m’u nal.”- vazhdon Tayna në postim.