”Big Brother Albania Vip 3” është në çdo moment me debate të forta mes banorëve, por disa deklarata pro dhunës janë anashkaluar nga produksioni, por jo syrit të publikut. Liami është i fundit që ka shprehur një qëndrim pro dhunës ndaj gruas.
”Të isha jashtë, do e kisha kapur prej flokët, për Zotin”, dëgjohet të theksojë në një bisedë me Gracianon, ku sipas ndjekësve i referohet situatës me Heidin.
Kjo gjuhë e tij po dënohet nga njerëzit në rrjete sociale, ku duan edhe përjashtimin e tij nga gara. Një deklaratë të tillë pro dhunës dhe rrahjes së ish-gruas e dha edhe Klodian Duro, dhe u përjashtua menjëherë nga produksioni. Të shohim nëse produksioni do të marrë masa. /Tirana News/