Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Londër, ku Mesut Ozil është bërë viktimë e një grabitje të armatosur. Rreth orë 5 të pasdites, Ozil dhe shoku i tij skuadrës, Kolasinac janë sulmuar nga një bandë motoçiklistësh të cilët kishin në dorë thika.
Ata kanë synuar që të rrëmbejnë makinën Mercedes të lojtarit që vlen mbi 100 mijë euro. Ngjarjet janë filmuar pjesërisht nga një kamera sigurie dhe janë bërë menjëherë vitale në rrjetet sociale.
Aty shfaqet Kolasinac i cili mundohet të mbrojë shokun e skuadrës brenda në makinë dhe sulmon grabitësit, duke i trembur këta të fundit, i gatshëm për të rrezikuar jetën. Futbollisti nuk ngurroi të godiste me grusht një nga personat e armatosur duke e larguar.
Ozil dhe futbollisti tjetër i Arsenalit më pas kishin parkuar përballë një restoranti turk, ku stafi ku kishte dalë në mbrojtje të tyre duke larguar personat e armatosur përfundimisht. Pas pak minutash aty kishte mbërritur edhe policia e cila ishte vënë në kërkim të autorëve.