Rrugët e Tiranës janë të mbushura nga Tifozët Kuqezi për sfidën midis Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Tifozët janë mbledhur disa orë përpara ndeshjes për t’u bërë gati që të nisin marshimin e tyre drejt stadiumit.
Me ngjyrat kuqezi, flamuj dhe këngë, tifozët janë gati për të dhuruar spektakël në mbështetje të lojtarëve tanë.
Përveç Tifozëve Kuqezi, një tjetër atmosferë të zjarrtë e kanë krijuar edhe tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”.