Virale është bërë një video ku avionët ulen shumë pranë njerëzve që bëjnë plazh në ishullin grek, Skiathos.
Aeroporti tashmë është një tërheqje për turistët ku me qindra njerëz çdo ditë bëjnë selfie, shumë pranë me avionët që ulen në tokë pa marrë parasysh rrezikshmerinë.
Në youtube, Carrgospotter ka mbledhur disa nga uljet më spektakolare të kësaj vere dhe rezultati është një video e mrekullueshme. Sigurisht nuk mungojnë edhe rreziqet për turistët.
Në të shkuarën disa njerëz janë plagosur si pasojë e forcës së ajrit të shkaktuar nga lëvizja e avionëve. Në 2017 një grua vdiq.