Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave dhe duket se asnjëherë nuk i lë pas dore fëmijët e saj, madje edhe gjatë evenimenteve të rëndësishme, shoqërohet pikërisht nga vajzat.
Në koncertin e mbrëmjes së ‘DigitAlb’, i cili u organizua në sheshin Skënderbej, vajza e saj e madhe, Grace, ka qenë duke e ndjekur në prapaskenë të gjithë performancën e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo është filmuar duke kënduar dhe duke kërcyer në të njëJjën kohë me mamanë e saj dhe sigurisht një gjest i tillë që tregon lidhjen e ngushtë që kanë nënë-bijë.