Rrugëtimi i aktores në “Big Brother VIP Albania 3”, edhe pse i shkurtër, ishte shumë i zhurshëm, pasi u largua me “Zarf të Zi” pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.
Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në ‘BBV’. Ajo kërcënoi Luizin duke përdorur terma që s’lejoheshin, duke iu drejtuar me fjalët “ta çaj kafkën”.
Tashmë që kjo eksperiencë ka marrë fund, ajo i është rikthyer jetës aktive. Së fundmi, teksa ka qenë e ftuar në “A Krasta Show”, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Mënyra se si Eva i ka imituar është dukur aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet sociale.
“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i imituar.