Zef Deda mbylli sot sytë në moshën 73-vjeçare, pas një lufte me sëmundjen. Mjeshtri i madh i humorit, është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950.
Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë-letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike.
Punoi për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike Zef Deda arriti të realizonte qindra figura artistike. Ndaj dhe ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.
Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, Zef Deda u rikthye në Shqipëri në vitin 1996 për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses. Zef Deda lë pas bashkëshorten e tij Rozina Deda dhe dy djemtë, Julian Deda dhe Marjan Deda.
Lexo edhe https://tirananews.al/kryeministri-rama-lamtumire-i-dashur-zef/
Lexo edhe https://tirananews.al/shuhet-mjeshtri-i-humorit-legjendari-zef-deda/