Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka komentuar akuzat e opozitës se komisionerë në terren kanë futur letra në kuti më shumë se duhet.
Biba shprehet se kjo do ishte vetëvrasje për ta. Ai nuk del dorëzanë për mbi 25 mijë komisionerë, por i beson logjikes. Sipas tij nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë se në ato bashki ku u kontestua rezultati, ishin bashki me një kandidat të vetëm.
Biba theksoi se: “Fletëvotimi është tjetër gjë dhe pjesëmarrja tjetër gjë. Aq njerëz sa kanë marrë pjesë në votim duhet të korrespondojnë më numrin në momentin që mbyllet votimi, komisioni mbyll procesverbalin ku shënohet dhe shifra e pjesëmarrësve dhe fletëvotimeve që u përdorën nuk u përdorën, të vlefshme, të pavlefshme dhe libri origjinal dhe një kopje futen në kuti dhe mbyllet e nuk hapet asnjëherë. Kutia me vota rihapet, bëhet numërimi dhe del rezultati. Dhe do ishte vetëvrasje për ata komisionerë, operacioni do kërkonte super organizim. Çdo veprim kërkon një arsye. Në 6 nga 7 bashkitë e kontestuar ku kishte probleme dukshëm mes votave dhe pjesëmarrësve ishin të gjitha bashki me një kandidat të vetëm. Ishte krejtësisht i panevojshëm shtimi i votave. Përputhshmëria e tyre është matematikisht e pamundur. Dhe mbi të gjitha kjo nxjerr në pah një tjetër paradoks. Nuk e përjashtoj dhe nuk dal dorëzanë për mbi 25 mijë komisionerë, por besoj dhe te llogjika më thotë që ka qenë e panevojshme dhe këto materiale zgjedhore janë aty dhe në 3 muaj janë te arkivi i shtetit dhe çdo gazetar në respekt të informimit mund t’i aksesorë”.