Disa persona kanë vjedhur një sasi parash në një fasoneri tek ish-Kombinati në qytetin e Beratit. Vjedhja ka ndodhur gjatë natës nga persona të paidentifikuar të cilët kanë hyrë në ambientet e brtendshme të fasonerisë duke marrë edhe shumën e parave .
“Në datën 07.04.2019, gjatë natës, tek ish Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambjentet e brendëshme të një ndërrmarje dhe kanë marrë një sasi lekësh.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve”, thuhet në njoftimin e policisë.