Kisha Ortodokse në Durrës është vjedhur gjatë natës ku janë marë paratë në arkën e besimtarëve.
Sipas informacionit parapral të policisë nuk dihet ende shuma e vjedhur ndërsa ka nisur puna për identifikimin e autorëve.
NJOFTIMI
Më datë 03.06.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.3 Durrës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.