Rikthehen aktet e vjedhjes në objektet e kultit, këtë herë në Malavec, pak kilometra larg Korçës, ku keqbërsit kanë hyrë në xhaminë e këtij fshati.
Policia informon se gjatë natës duke gdhirë dita e enjte në fshatin Malavec, Korçë, në xhaminë e këtij fshati, është vjedhur autoparlanti i saj.
Nga ana e policisë, po punohet për identifkimin dhe kapjen e autorit/ëve të ngjarjes keqbërse në objektin e kultit.
