Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë, pasi akuzohen se kanë grabitur 5 banesa.
Ata dyshohet se vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë në Barcelonë.
Pasi kryenin vjedhjet, shqiptarët largoheshin drejt një zone pyjore në Montgati, ku fshihnin veshjet dhe sendet e vjedhura. Gjithashtu ata ndryshonin edhe targat e makinës.
Mediat spanjolle raportojnë se dy shqiptarët ndodhen në paraburgim dhe pritet që autoritetet vendase të vendosin se çfarë dënimi do të marrë secili prej të arrestuarve.
