Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një biznesmen në Tiranë, në zonën e Saukut, pasi u konstatua nga ana e OSSH që po abuzonte me energjinë elektrike.
“Strukturat e Verifikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut. Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës. OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve”, thuhet në njoftim.