Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vidhte para dhe aksesorë me vlerë në mjetet e pushuesve, arrestohet 40-vjeçari

10:21 / August 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Durres1 770x431 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar i quajtur Gentian Llana është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete, banesa dhe motoçikleta. Operacioni policor i koduar “Pamjet” çoi në identifikimin dhe kapjen e tij, falë analizimit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera.

I dyshuari ishte shpallur më herët në kërkim për disa vjedhje të tjera në lagje të ndryshme të qytetit. Mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet u sekuestruan si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna parandaluese, hetimore dhe zbuluese, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pamjet”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”.

Në kuadër të operacionit, bazuar në prova e siguruara, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. Ll., 40 vjeç, banues ne Durrës (i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë).

Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike rezulton se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17, ku ka vjedhur në automjete, shuma parash në euro, aksesorë dhe sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe ka vjedhur sende me vlerë në banesa.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

aksesore arrest mjete prova vlere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.