Një tjetër mjek ka rezultuar me koronavirus në Spitalin e Elbasanit.
Mjeku kirurg i cili punon në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” është infektuar me COVID-19. Përgjigjia pozitive për mjekun ka dalë në datën 1 shtator, ndërsa për mediat është bërë e ditur ditën e sotme.
Në po të njëjtin qytet ka rezultuar pozitiv një tjetër mjek urolog pak ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytetin e Elbasanit për 24 orë janë regjistruar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, në 129 persona.
Elbasani është qyteti i shtatë në vend për numrin e lartë të personave që janë prekur nga COVID-19.