Sot, në ditën e 20-të të humbjes së Jurgen Karajt në ujërat e lumit Mat, në territorin e Bashkisë Klos kanë vijuar kërkimet intensive për gjetjen e trupit të tij.
Me autorizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, një trupë e specializuar e Forcave Speciale të Kosovës për kërkime nënujore, e pajisur me aparatura të posaçme, është dislokuar në zonë për të mbështetur përpjekjet e institucioneve vendore dhe komunitetit.
Në terren janë angazhuar gjithashtu Forcat e Armatosura të Shqipërisë, shërbimet e emergjencave të Bashkisë Klos, zjarrfikësit, si dhe familjarë, bashkëfshatarë dhe qytetarë të shumtë. Me profesionalizëm, solidaritet dhe shpresë, po bëhet çdo përpjekje njerëzore për gjetjen e trupit të të ndjerit dhe për të lehtësuar dhimbjen e madhe të familjes.
