Në festën e së martës në ”Big Brother Kosova Vip 4”, Labinot Rexha zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me Bia Khalifën, duke prekur temën që ka trazuar shtëpinë ditët e fundit: raportin e Toney me Benitën.
Duke qenë se Labinoti e njeh familjen e Toney nga jashtë, komentimi i tij i dha një tjetër dimension situatës që tashmë po komentohet gjerësisht. Mes bisedës me Bia-n, ai u shpreh hapur: Nuk besoj që familja është dakord edhe me Benitën.
Deklarata e tij sugjeron se ndërhyrja e familjes së Toney e cila kërkoi distancim nga Bia mund të vlejë po aq edhe për afrimitetin e tij të ri me Benitën, për të cilën pati lëvizje të dukshme pas Prime-it. Bia e dëgjoi me qetësi konstatimin e Labit, ndërsa situata mbetet e paqartë: A po krijon Toney një lidhje të re apo gjithçka është pjesë e lojës? Një gjë është e sigurt përtej lojës, përfshirja e familjes ka ndezur debat jashtë spektaklit.
