Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa fotografi, ku shihet se janë mbyllur disa biznese. Rama thotë se bizneset janë mbyllur, për shkak se kanë ushtruar aktivitete informale.
#STOPINFORMALITETIT🤚
Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve që denoncojnë gjithnjë e më shumë🙏
Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin🤝