Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, ka njoftuar se puna për rivitalizimin e bibliotekës “Pjetër Budi” po ecën me ritme të shpejta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehu entuziazmin e tij për progresin e projektit, duke falënderuar organizatën “Vizion OJF” për bashkëpunimin e frytshëm dhe punën e palodhur që po realizon.
Biblioteka “Pjetër Budi” pritet të marrë një pamje të re, moderne dhe funksionale për të gjithë lexuesit matjanë. Kjo iniciativë do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofruara për të apasionuarit pas leximit dhe do të shërbejë si një qendër kulturore e rëndësishme për komunitetin.