Kandidatja e Partisë Socialiste në Bashkinë e Klosit ka siguruar mandatin e saj në krye të kësaj bashkie.
Mësohet se është mbyllur numërimi i votave për kryebashkiakun e ri në Klos, ku fituese me 4489 vota është shpallur kandidatja e PS-së Valbona Kola me një diferencë prej 991 vota me kundërshtarin e saj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha me 3498 vota.
Ndërkohë kujtojmë se nga të dhënat e deri tanishme edhe në bashkitë e tjera të qarkut Dibër kryesues janë kandidatët e PS-së.
Në Bulqizë Festime Mjeshti e PS ka grumbulluar 6463 vota kundrejt 4164 votave që ka kundërshtari i saj nga BF, Defrim Fiku.
Në Mat, Agron Malaj kryeson me 6731 vota ndaj kundërshtarit nga BF, Skënder Gjuci me 3452 vota dhe në Peshkopi Rrahim Spahiu ka grupuar 9211, ndërsa kundërshtarët e tij Ismail Uka nga BF 3232 vota dhe kandidati i PD-së, Naim Gazidede ka mbledhur vetëm 684 vota.