Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se vijon shërbimi online i prenotimit “Targë e Veçantë”.
DPSHTRR furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta nga prodhimi i DTSH.
Drejtoria e Transportit ka kryer furnizimin e 8-të sot në datën 30 shtator 2019, duke çuar në total numrin e targave: 90 copë për automjete (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100) dhe 13 copë për motomjete me kombinimet numërore: BC 111 – BD 444.


