Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vijon të jetë problematike situata nga moti i keq në Gjirokastër

08:35 / January 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6122
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.

Segmentet e tjera rrugore nacionale janë të kalueshme, por ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.

Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash.

Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.

Në lagjen Manalat, Gjirokastër është evakuuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër është evakuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut ku është sistemuar tek të afërmit. Në Bashkinë Përmet, Njësia Administrative Piskovë, në fshatin Rapckë, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave. Në Njësinë Administrative Frashër, rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vende.

Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të reshjeve të dendura dhe inerteve u përmbyten 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.

Në Bashkinë Këlcyrë, në fshatin Malëshovë ka rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Tepelenë, pati bllokim të rrugës për në fshatin Mezhgoran, Njësia Administrative Qëndër, por pas ndërhyrjes nga bashkia rruga është bërë e kalueshme. Problematika vazhdon të kete në Njësitë Administrative të Qarkut në furnizimin me shkëputje me energji elektrike.

Gjirokastër keq Moti problematike situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.