Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Viktima e parë nga moti i keq në vend, 76-vjeçarja në Devoll mbytet në përrua

10:20 / November 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
001 1763800509 viktimaparemotiikeq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është konfirmuar viktima e parë nga moti i keq në vend. 76-vjeçarja, Flora Hoxha, e cila vuante nga demenca është gjetur e mbytur në Devoll. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Të moshuarën e mori rrjedha e përroit në fshatin Proger një ditë më parë.

Përroi kishte dalë nga shtrati dhe vërshoi në rrugë e banesa. 76-vjeçaren dyshohet se e mori rrjedha dhe kërkimet për të nisën nga ushtria që prej ditës së djeshme. Sot pritet nga forcat e FA edhe nxjerrja e trupit.

Ndërkohë, situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike në disa zona. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Edhe në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, nën ujë mbeten 200 hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati të Semanit. 

Ndërkohë në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga  7.8–8.3 metra. Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut. Strukturat e emergjencave civile dhe pushtetit vendor po qëndrojnë në gadishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit, ku edhe ka pasur problematikat më të mëdha.

Në qytetin e Beratit nuk ka më problematika, ndërsa në fshatra ka prani të ujit në tokat bujqësore. Në bashkinë Dimal, në disa banesa në lagjen Dafinë ka ende prani të ujit. Në fshatin Çiflik  po ashtu ka ende ujë në tokat bujqësore. Në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi, ka problematika në tokat bujqësore dhe sera. 

Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Libohovë, rruga Suhë-Poliçan është ende e bllokuar si dhe dëmtimi i urës së Glinës në Bashkinë Dropull. Në territorin e qarkut ka patur reshje me intensitet të lartë. Ndërkohë në Memaliaj, vijojnë të mbeten pa energji elektrike 20 fshatra.

76 vjecarja devoll moti i keq pare viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.