Është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona.
Dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua, të cilët janë ende të pa identifikuar, rreth moshë 45-vjeçare. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dy viktimat po kalonin rrugën pranë vijave të bardha ku më pas janë goditur nga njëra prej makinave të përfshira në aksident.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” rreth orës 15:15. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara. Në aksident janë përshirë një makinë tip ‘Golf’ ngjyrë blu me targa ‘AA 758 YZ’ Golf ndërsa makina tjetër është një ‘Volkswagen New Beatle’ ngjyre gri me targa ‘AA 544 SX’.
Sipas policisë njëri prej makinave me drejtues E.L fillimisht ka përplasur makinën tjetër me drejtues E.M dhe si pasojë kanë përplasur edhe dy këmbësorët, të cilët nuk kanë mundur tu mbijetojnë plagëve të marra.
