Dj i njohur Vin Veli dhe moderatorja Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre dy vite më parë. Ata kanë një djalë, por secili tashmë vijon jetën e vet.
Teksa Bora Zemani po përflitet për një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj, me të cilin kanë një emision bashkë, Vin Veli nuk ka folur shumë për jetën e tij private.
Në një intervistë për “Bordo.al” ai ka refuzuar të flasë për çështjet e zemrës, megjithatë ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm. Vin Veli ka treguar se historinë e dashurisë do e bëjë publike vetëm kur të martohet.
“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës (Qesh) Publike do ta bëj vetëm kur të martohem (Qesh)! Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere”, shprehet Vin Veli.
Nga bashkëjetesa me Bora Zemanin ai ka edhe një vogëlush, i cili është personi më i rëndësishëm për të.