Pak muaj më parë moderatorja Viola Spiro ishte kryefjala e mediave rozë, pasi i dashuri i saj u arrestua në Holandë për trafik të lëndëve narkotike. Pas kësaj moderatorja deklaroi se ishte ndjerë e paragjykuar dhe për këtë arsye do të largohej nga Shqipëria.
Viola ka braktisur Radio Televizionin Shqiptar ku moderoi emisonin sportiv gjatë Kampionatit Botëror, por jo për t’u larguar nga vendi.Tashmë Viola ka shkuar në Klan Plus ku do të prezantojë emisionin sportiv ‘Sport Plus’. Siç u paralajmërua edhe nga Tv Klan me spotin e publikuar nga këta të fundit, çdo gjë është gati dhe emsioni do të nisë shumë shpejt. / NEWSBOMB/

