Pjesë e rëndësishme e një kënge verore, e cila aspiron të kthehet në hit është padyshim edhe videoklipi, pamjet dhe vendi ku zgjidhet per tu xhiruar.
Kohët e fundit është vënë re një tendencë e këngëtarëve shqiptarë për të xhiruar videoklipin e tyre në Shkodër. Ishte përzgjedhje e duhur për klipet verën e kaluar dhe mesa duket vazhdon të mbetet destinacion i preferuar edhe këtë vit.
“Bella” – Butrint Imeri
Në videon e “Bella” shfaqen detaje tipike shkodrane, si biçikletat apo shtëpitë e vjetra shkodrane shumëngjyrëshe, që duhet thënë, kombinohen shumë bukur me këmishat me lule të Butrintit.
“A ma jep”- Argjentina Ramosaj
Klipi i Argjentines, “A ma jep” është realizuar po ashtu në qytetin e Shkodrës, ku këngëtarja ecën dhe kërcen në lagjet e vjetra dhe herë pas here shfaqet në një fushë ku në fokus është detaji kyç i qytetit. Sigurisht: biçikleta.
“Caliente”- Tayna
Sikurse mund ta keni dëgjuar në çdo makinë, club apo lokal të mundshëm, Tayna para pak ditësh lançoi “Caliente”-n e saj të kësaj vere. Sërish e njejta linjë e këngëvë të sipërpërmëndura: Muzikë ritmike, sërish ndërtesa të vjetra plot ngjyra, sërish biçikletë, dhe sërish aromë shkodre. Sigurisht, sërish sukses i garantuar për Taynen!
“T’lutem”-Skerdi ft Mimoa Shkodra
Ata që janë të freskët fare nga vizita në Shkodër janë me siguri Skerdi dhe Mimoza Shkodra me bashkëpunimin e tyre muzikor “T’lutem”. Pak por e sigurt: mbiemri i këngëtares do ketë luajtur padiskutim rol në përzgjedhjen e qytetit. Përtej shakasë, përgëzime që dolën jasht pritshmërive dhe nuk përfshinë një biçikletë në klip.
Shkodra është gjithashtu shumë e preferuar edhe për xhirimin e klipeve të dasmave, dhe kjo nuk është risi tashmë. Shumë çifte zgjedhin të memorizojnë momentet e ditës së tyre më të rëndësishme në këtë qytet.