Këtë të shtunë në Toskana të Italisë, moderatorja e dashur nga publiku Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, do të mbajnë dasmën e shumëpërfolur. Të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.
Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.
Ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Ai është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me farzën: “yjeeee”.