Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Virusi HMPV, mjeku Alimehmeti: Si grip, ndodhet kudo dhe…

17:57 / January 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjeku Ilir Alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti flet për virusin që ka krijuar “ankth” në të gjithë botën. Për të HMPV është zbuluar që në 2001-in në Holandë dhe është shumë i ngjashëm me gripin e tipit A. Ai theksoi se gjasat janë tejet të ulëta për një situatë pandemike, ashtu siç ndodhi 5 vite më parë me Covid-19.

”Është shumë i ngjashëm më gripin, në kuptimin e sjelljes, simptomave, mundësive të ndërlikimit. I ngjan si përqindje ashtu edhe në sjellje, virusit të tipit A. Nuk ekziston një vaksinë për të, nuk ka asnjë mjekim anti-viral për të! Pacienti duhet mbështetur sepse është sistemi i tij imunitar që do ta kapërcejë virusin. Në ato raste që agravon, ka nevojë për ndihmë mjekësore, si çdo grip tjetër. Ky është një virus me mundësi tejet të vogla për të shkaktuar situatë pandemike”,-tha në ”Tv Klan”.

Po çfarë ka ndodhur në Kinë, sipas mjekut? ”Informacionet nga Kina janë gjithmonë të pjesshme, të vonuara, të mbuluara, të pasigurta. Pamjet janë në pikëpyetje a janë tani apo në një moment tjetër. Ky virus prek përgjithësisht fëmijët e vegjël apo moshat tejet të mëdha, kemi parë në pamje vetëm të rritur. Madje kemi parë mosha aktive, jo fëmijë. Por ajo që dijmë të sigurt për Kinën është se mbajti 3 vjet karantinë.

Imagjino 3 vjet mbyllur një popullatë aq e madhe sa e Kinës, aty ku kanë qarkulluar lloj-lloj virusesh, që tani janë në aktivitet në maksimum. Kur ne u mbyllëm, u zhduk gripi. Mbani mend që s’kishte grip?! 1 vit në Shqipëri s’kishte grip fare, por vitin mbrapa menjëherë erdhën viruset e tilla. Është sezonal dhe si çdo infeksion i rrugëve të sipërme mund të shkaktojë pneumoni”.

alimehmeti HMPV
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.