Koronavirusi i ri ka shkaktuar të tjerë viktima në Kinë, rastet kanë shkuar mbi 400 dhe vitkimat nga gjashtë në nëntë. Kështu tha ministri i Komisionit Kombëtar për Shëndetin Li Bin në një konferencë për shtyp.
Virusi i ri i të njëjtës familje, SARS mund të pësojë mutacione më lehtësisht ka thënë ai.
Njerëzve u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse për të mos përhapur epideminë. Zona e prekur është edhe ajo gjysmëautomone kineze e Macaos, një ish koloni portugeze që cdo vit tërheq miliona turistë.