Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Virusi po përhapet me shpejtësi, vendet arabe po shndërrohen në një pikë të nxehtë të pandemisë

23:48 / June 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arabi korona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i vdekjeve nga koronavirusi sot është rritur në Oman, Bahrein, Kuvajt dhe Libi, sipas autoriteteve të tyre shëndetësore. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Omanit tha se katër persona kanë vdekur nga COVID-19, duke e rritur numrin e vdekjeve në 108. Edhe 1043 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin në 24.524.

Në Bahrein, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 3 vdekje për shkak të virusit, ndërsa 317 persona u testuan pozitivë ndaj sëmundjes.

Numri i vdekjeve në Kuvajt është rritur në 298 pasi dy persona vdiqën nga sëmundja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se janë regjistruar 511 infektime të reja, duke e çuar shifrën në 36.431, ndërsa 772 persona janë shëruar, duke arritur numrin e të shëruarve në 27.531.

Në Libi, dy persona humbën jetën nga virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10, sipas Qendrës Kombëtare të vendit për Kontrollin e Sëmundjeve. Janë regjistruar 36 raste të reja, duke e rritur numrin e infektimeve të përgjithshme në 454, shkruan “AA”.

Në Marok, Ministria e Shëndetësisë tha se janë regjistruar 45 infektime të reja, duke e çuar shifrën në 8.838. Numri i vdekjeve në vend mbetet në 212, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 7.779 pasi 14 pacientë u shëruan nga virusi.

arabe shpejtësi vendet virusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.