“Virusi vjen n’8 t darkës, ne na vjen zëri n’1 t drekës.
Të shtunën. Drymades. ora 13:00”.
Kështu njofton koncertin e tij këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka pas vendimit që ndaloi muzikën pas orës 20:00.
Këngëtari e ka quajtur paaftësi vendimin e qeverisë për të mbyllur jetën e natës.
Gjoka, baba i një vajze të vogël, thotë se ka mijëra euro humbje nga kjo periudhë pushimi.
“Kjo është paaftësi. Në rastin më të mirë është një rënie shkurt e muhabetit, s’duan t’ia dinë që këtu ka jo vetëm një rrjet artistësh, por një zinxhir të gjatë punonjësish.
Unë jam koshient, nuk jemi injorantë, ne e jetojmë situatën por nuk është kështu. Nuk ka sens, nuk është diskutimi që po vdesin njerëzit. Nëse po vdesin njerëzit pse hapet transporti publik? Ka humbje të pallogaritshme. Jemi 4 muaj pushim. S’është vetëm halli i verës. problemi është që kur s’na lejohet të këndojmë në ambiente të hapura si mund të pretendohet që në shtator-tetor të na lenë të këndojmë në ambiente të mbyllura?
Unë përllogaris me mijëra euro humbje. Nuk ka sens. Nuk është e drejtë. Nuk po mbyllen kategri të tjera, mbyllemi ne”, tha Gjoka për Neës 24.