Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vitamina C duhet tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet

09:34 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iStock 993119894
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet

Meshkujt: 90 miligramë në ditë
Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë
Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë
Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart. Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ushqimet me vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.
1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.
1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.
Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.
Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Probleme me dhëmbët

Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar

Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar. Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë. Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi

Anemia prek me qindra shqiptarë. Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës. Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Shtim në peshë

Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm. Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie./AgroWeb.org

vitamina C
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.