Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vitamina e humorit të mirë/ Zbuloni ushqimet e pasura me të

21:26 / July 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vitamin C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni. Studimet shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut. Kjo vitaminë ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit

Vitamina C dhe shëndeti mendor

Një nga termat përshkrues të vitaminës C është acidi askorbik. Mungesa e tij shkakton dëmtime nervore dhe çrregullim bipolar. Një studim i Universitetit të Nashvill në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuloi gjithashtu që mungesa e kësaj vitamine shkakton sjellje depressive tek njeriu por edhe rrit dëshirën për sheqer. Për më tepër, mungesa e vitaminës C shkakton rënie të niveleve të dopaminës dhe serotoninës në tru. Këto të fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

Burimet më të pasura të Vitaminës C

Vitamina C është një substancë delikate që shkatërrohet nga ajri dhe nxehtësia. Për pasojë ajo nuk gjendet tek ushqimet e përpunuara, ato të shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit. Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C.

Frutat

Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet

Perimet dhe barishtet

Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit. Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

Kujdes me gatimin

Vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri. Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak.

Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër. Ushqimet që gatuhen shpejt me avull ose kavërdisen do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta.

Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj.

humori ushqimet vitamina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.