Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

16:02 / November 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4137
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga shtatori i vitit të ardhshëm, klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tekste të përditësuara. Për Ministrinë e Arsimit kjo është pjesë e reformës që synon modernizimin e sistemit parauniversitar dhe erdhi si nevojë e domosdoshme e zhvillimeve të kohës.

“Të kemi nxënës që përdorin mirë mendimin kritik dhe të përqasnim kurrikulën me atë ç’ka ndodh dhe me tregun e punës. Pra të kemi një nxënës i cili do të jetë i aftë nesër me sfidat e tregut”, tha zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani.

Por çfarë do të ndryshohet në tekstet shkollore?

“Tekstet do të ndryshohen në masën 20%. Që do të thotë do të ketë ndryshime të tematikave që mund të jenë të vjetëruara për kohën, të ushtrimeve që kanë hasur vështirësi ose janë më të lehta për moshën e nxënësve. Sigurisht metodologjinë e këtyre teksteve synojmë t’i bëjmë më praktike, më pak teorike”.

Përveç ndryshimeve, nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tërësisht të ri librin e qytetarisë. Ndërkohë, nga shtatori, nxënësit e viteve të para të gjimnazeve në vend do të kenë të ri edhe tekstin e gjuhës shqipe, që sipas Ministrisë së Arsimit, fokusi te gjuha amtare është i domosdoshëm.

“Nuk do të mungojnë orët e drejtshkrimit dhe sintaksës, por kryesisht fokusi do të jetë në zbatimin e drejtë të gjuhës, ajo që kërkohet sot nga të gjithë, dhe orët e gjuhës shqipe të jenë më praktike dhe në funksion të asaj që nxënësi duhet të mësojë për gjuhën amtare”.

Paralelisht me ndryshimet e teksteve shkollore do të bëhet gjithashtu edhe trajnimi i mësuesve, që të jenë të gatshëm të vënë në zbatim kompetencat e kurrikulës së re. 

Ndërkohë, puna për ndryshimin e të gjitha teksteve shkollore do të vijojë deri në vitin 2029 për të gjitha klasat e sistemit parauniversitar në vend./Klan

ardhshëm ndryshojnë shkollore tekstet vitin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.