Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I theu hundët Saliut, ngriti figurën e Ramës!

22:06 / February 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anastas angjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë gjatë ditës së sotme, i jep edhe më shumë rëndësi Shqipërisë si faktor për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Kështu u shprehën të ftuarit në studion e emisionit ‘Frontline’.

Sa i takon mesazheve të Blinken për politikën e brendshme, avokati Spartak Ngjela tha se më i godituri nga kjo vizitë ka dalë Sali Berisha, i cili ka paditur Blinkenin për shpalljen non-grata nga SHBA-të në 2022-in.

“Më i godituri doli Saliu. E ka hedhur në gjyq Blinkenin për shpifje. Është turp kombëtar por e ka bërë, edhe ai i theu hundët sot. Mirë ia bëri, ai çfarë nuk ka thënë deri tani, jo nuk do vijë e gjëra të tilla. Ngriti figurën e Ramës, normale është në politikë. Pse e ngriti? Për të goditur Saliun. Kjo është politika”- u shpreh Ngjela.

Sipas Ngjelës, një vizitë e tillë tregon se shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, ndërkohë që kanë përballë Serbinë që ndikohet nga Rusia.

“Ata pa botën shqiptare kanë defekt shumë të madh politik për të ardhmen. E kemi faktin, na ka dhënë një shtet të dytë, Kosovën. E ka njohur si shtet dhe po e përkrah. Interesi i SHBA është se ne jemi këtu në një botë sllave por nuk jemi sllavë dhe është zonë e konkurrencës së lartë mes Uashingtonit dhe Moskës. Ata që kanë parë ëndrra me Moskën të zgjodhën nesër në mëngjes”- tha avokati.

Më tej, avokati shtoi se takimi i Blinken me kryetarin e SPAK, Altin Dumani do të thotë se do të vijojë reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Takimi me kryetarin e SPAK na jep të kuptojmë se ata do vazhdojnë reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Duhet të shohim nëse ka sjellë emra të rinj non-grata”- nënvizoi Ngjela ndër të tjera.

blinken spartak ngjela vizita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.