Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vizita e Çelës dhe Dumanit në Belgjikë, fokusi tek antimafia dhe sekuestrimi i aseteve

12:36 / November 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4161
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Belgjikë në datat 18–19 nëntor, ku u takuan me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës, Ann Fransen. Në delegacion morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve.

Takimi u organizua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve dhe si vijim i takimeve të zhvilluara një vit më parë në Tiranë.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme, diskutimet u fokusuan te bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimi i produkteve të veprës penale, përdorimi i kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimi i hetimeve dhe krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me ndihmën juridike ndërkombëtare, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizuan rëndësinë për zgjerimin e mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të gjerë të informacioneve, me qëllim hetimin e plotë të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet.

Gjatë bisedimeve u diskutua gjithashtu për nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rritjes së efikasitetit në zbatimin e legjislacionit antimafia, duke synuar rritjen e kapaciteteve për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale të subjekteve të hetuara ose të dënuara në Shqipëri dhe Belgjikë.

antimafia Aseteve Belgjikë dumani sekuestrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.