Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Vizita e Kishës Ruse në Tiranë dhe harresa e Kosovës

21:26 / August 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 08 14 at 21.11.34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton METAJ

Një delegacion i Kishës Ortodokse të Rusisë ishte në Tiranë për të takuar kreun e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në një vizitë jo të zakontë po të mbahen parasysh marrëdhëniet mes dy shteteve. Tirana dhe Moska janë haptazi në marrëdhënie jomiqësore me njëra-tjetrën, thuajse armiqësore, ndikuar edhe nga zhvillimet në Ukrainë më tepër se 3 vitet e fundit. Por padyshim thelbi i ftohtësisë ruso-shqiptare mbetet #Kosova dhe pavarësia e saj, krahas qasjes euroatlantike të Tiranës.

Megjithëse çështjet fetare në Shqipëri dhe qëndrimi i komuniteteve zyrtare nuk ka lidhje dhe nuk përfaqëson qëndrimin shtetëror, ashtu siç ndodh në #Rusi e #Serbi, një vizitë e tillë nuk duhet anashkaluar. Për më tepër, kur vetë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e trajtoi atë me një deklaratë të kulluar dhe të qëruar nga emocionet, që do ta kishte zili edhe diplomati më i rafinuar.

Kisha njoftoi më 12 gusht 2025 se, “Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërorthodhokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë në botën e sotme. U vu theks i veçantë mbi çështjen madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar gjithashtu nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj”.

Me këtë deklaratë, pasardhësi i Janullatosit në Tiranë pranoi se gjatë takimit me “ministrin e Jashtëm” të Kishës së drejtuar nga patriarku Kirill është diskutuar për Ukrainën, pa përmendur në asnjë rresht Kosovën. Një mbështetës i zëshëm i Putinit, Kirill është shfaqur hapur si një propagandues dhe mbështetës i pushtimit rus të Ukrainës dhe i veprimeve të Beogradit.

Për më tepër, vetëm në prill të këtij viti, Putin dhe Kirill i dhanë një pritje të lavdishme Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili mbështeti “botën ruse”. “Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, tha Porfirije, i mbështetur edhe nga Kirill.

Në atë takim në Kremlin ishte i pranishëm edhe Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. Pikërisht miku që priti kryepeshkopi #Joan në Tiranë. Ai i ka dëgjuar live në Moskë lavdet drejtuar Putinit për mbështetjen dhënë Serbisë ndaj Kosovës, Republikës Serbe dhe popullit serb në Mal të Zi. Të paktën kjo mund t’i kujtohej në Shqipëri. Sepse për diçka rusët kanë qenë gjithnjë të qartë: Ata nuk e kanë ndarë kishën nga qëndrimi i Kremlinit. Dikush duhet t’ia kujtojë këtë edhe Hirësisë së Tij, Joan.

WhatsApp Image 2025 08 14 at 21.11.34 1
WhatsApp Image 2025 08 14 at 21.11.34

Elton Metaj Kisha ruse Kosova Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.