Vizita në Beograd e ministrit të jashtëm rus Serghiei Lavrov, e planifikuar për 6 dhe 7 qershor, është e pasigurt pasi Moska ka konfirmuar ndalimin e fluturimit të avionit të ministrit nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Agjencia serbe Tanjug raportoi në mbrëmje se Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar ndalimin e fluturimeve mbi të tre vendet.
“Këto raporte janë të vërteta,” tha një burim i ministrisë i cituar nga agjencia, e cila, megjithatë, nuk specifikoi nëse vizita e Lavrov në Beograd ishte anuluar.