Kryeatrja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se prezenca e presidentit të Republikës, Ilir Meta në Vlorë është shqetësuese për LSI në këtë qark.
Duke folur për gazetarin Rezar Xhaxhiu, Kryemadhi tha se prezenca e Metës ç’fokuson punë e LSI në Vlorë, pasi ekipi i Kreut të Shtetit nuk ka eksperincë politike.
Pjesë nga intervista:
Xhaxhiu: A prish punë prezenca e Metës në Vlorë?
Kryemadhi: Prish pak punë.
Xhaxhiu: Ka pak nervozizëm te presidenti, nga i buron ky nervozizëm?
Kryemadhi: Nuk di të them nga i buron ky nervozizëm mendoj që stafi i tij nuk ka eksperiencë politike ose ka eksperiencë me presidentë të tjerë. Ajo që është e rëndësishme për LSI të fokusohen te dita e zgjedhjeve te nr. 6 dhe te komisionerët dhe numëruesit. Na prish punë sepse ç’fokuson punën tonë. Nuk mendoj se në 9 ditë shqiptarëve u prishet mendja se kë do votojnë.
Xhaxhiu: Në këtë prill të 2021 e keni krijuar skenarin e ruajtjes së votës?
Kryemadhi: LSI ka komisionerët e saj aty janë dhe komisionerët e PD. Çështja e ruajtjes së votës është e padiskutueshme. Ndaj thashë që aty duhet të fokusohemi më shumë te komisionerët. Nëse komisionerët e LSI dhe PD do lajthisin, ka marrë ferra uratën dhe kot që flasim për demokraci.