Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vizitorët shpenzojnë më shumë në Shqipëri, bilanci i turizmit arrin rekord në tremujorin e parë

20:10 / June 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turiste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turistët që po vizitojnë Shqipërinë po tregohen më dorëlëshuar, ndërsa vendi po përfiton gjithnjë e më shumë nga ky sektor. Gjatë tre muajve të parë të vitit, 1.62 milionë turistë të huaj shpenzuan në total 874.36 milionë euro, me një rritje prej afro 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në mesatare, një turist shpenzoi 537 euro për person, nga 513 euro një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, janë rritur edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit. Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, shqiptarët shpenzuan jashtë 579 milionë euro, me një rritje po ashtu prej 11% në krahasim me një vit më parë. Mesatarisht, një shqiptar shpenzoi 307 euro për udhëtimet e tij.

Bilanci i turizmit për këtë tremujor mbetet pozitiv, me një diferencë prej 295.32 milionë euro midis të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit, duke shënuar nivelin më të lartë ndonjëherë për këtë periudhë.

bilanci rekord Shqiperi turizmi vizitoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.