Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar hetimin administrativ për vjedhjen e armëve në bazën detare të Pashalimanit në muajin janar. E pas këtij skandali vjen dhe vala e shkarkimeve, për përgjegjësit e kësaj ngjarjeje.
Hetimi, i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën e drejtimit të Forcës Detare dhe Bazën e Pashalimanit.
Pas këtij hetimi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka me propozim te Shefit te Shtabit te Pergjithshme ka shkarkuar 15 ushtarakë.
Ndërkaq, ajo i ka propozuar Presidentit të Republikës, edhe shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.
Ndërkohë për vjedhjen u vendos arrest me burg për të ndaluarit. Dy roje dhe dy përgjegjës, Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç.