Sipas gazetarit Artan Hoxha, Rozeta Dobi, gruaja që së bashku me të birin vodhën një shumë prej 700 mijë eurosh nga banesat ku ajo punonte si sanitare, mund të zbulojë akoma më shumë informacione për zhvillime të tjera.
Hoxha tha se Dobi ka punuar në banesat e personazheve të rëndësishëm të administratës dhe se mund të disponojë informacione të ndryshme mbi ta.
“Duhet të jemi të vëmendshëm se cili po jep një informacion të vërtetë dhe cikli është për klikime,. Jemi shumë herët për të detajuar me saktësi çfarë ka ndodhur, pasi jemi shumë herët, që kur është arrestuar Rozeta Dobi dhe djali i saj. Është një hetim interesant, do ketë shumë materiale që hetimi të kalojë në duart e SPAK. Rozeta Dobit do i ofrohet një marrëveshje, të bashkëpunojë. Mund të ketë informacione interesante. Ka punuar në një sërë banesash të personazheve të rëndësishëm. Gjëja më e madhe është informacioni që mund të ketë marrë kjo zonjë për klientët e saj. Mund të ketë informacione që mund të shërbejnë për hetime që mund të zbulojnë afera korruptive. Ne flasim gjithë ditën që në Shqipëri qarkullon para informale. Ngjarja e fundit tregoi që qarkullojnë shumë para jashtë sistemit bankar. Mua më bën përshtypje fenomeni. Kjo ngjarje edhe mund të mos zbulohej”, deklaroi Hoxha në një intervistë për Neës24.