Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

09:18 / December 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5522
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është pajisur me sistemet Javelin. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se ato janë siguruar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Javelin-at do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ta bëjmë të qartë edhe për njerëzit që na ndjekin dhe për publikun e gjerë. Jemi në një nga vendbazimet e forcës së Armatosur, forcës tokësore, nuk kemi nevojë të japim detaje se ku ekzaktësisht, por sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë i sistemit të lëshimit Javelin. Edhe Shqipëria edhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me SHBA-të. Sikundër edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme është e rëndësishme për tre arsye. E para sepse ka të bëjë me një kërkesë të hershme të forcave dhe më në fund po realizohet, e dyta sepse bashkëpunimi me SHBA-të mbetet në themel të forcimit të kapaciteteve tona dhe të rritjes së aftësive mbrojtëse. Pika e tretë e rëndësishme ka të bëjë me aftësimin e personelit tonë të luftimit me të gjitha sistemet, pajisjet teknologjike të përditësuara, ndaj ka këtë domethënie të trefishtë”, tha Vengu.

Ai u shpreh se kjo është vetëm dërgesa e parë e njësive të lëshimit dhe raketave përkatëse dhe se në vitin tjetër pritet dërgesa e dytë.  

“Pajisjet dhe sistemet vijnë të përforcojnë edhe misionet e trupave tona qoftë në misione të NATO-s, qoftë në misione të BE-së. Ka një dobishmëri të dyfishtë”, tha Vengu.

Sistemet Javelin janë sisteme të avancuara raketore kundërtanke, të bartshme nga një person, me funksionim “zjarr dhe harro” (fire-and-forget), të përdorura nga këmbësoria për të shkatërruar mjete të blinduara, bunkerë dhe objektiva të tjera.

Ato janë të njohura për drejtimin me rreze infra të kuqe, aftësinë e sulmit nga lart (duke goditur pjesën më të dobët të blindimit të tankeve) dhe për mundësinë e përdorimit ditë e natë, duke i ofruar operatorit nivel të lartë mbijetese.

Sistemi është zhvilluar nga Raytheon dhe Lockheed Martin dhe përbëhet nga Njësia e Komandimit dhe Lëshimit (CLU) për identifikimin dhe shënjestrimin e objektivit, si dhe nga raketa vetë. Kjo u lejon ushtarëve të qëllojnë dhe të marrin menjëherë mbulim, pa pasur nevojë të qëndrojnë të ekspozuar pas lëshimit.

Dërgeca Javelin raketa Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.