Një rast i tillë është regjistruar në Wuhan ku një foshnje pas lindjes i është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv.
Foshnjës së lindur me 2 shkurt i ishte bërë testi pas 30 orësh pasi kishte ardhur në jetë.
I porsalinduri ka shenja të qëndrueshme jetësore dhe nuk ka ethe ose kollë, por po përjetonte gulçim, thanë mjekët. Rrezet e kraharorit treguan shenja të infeksionit dhe pati disa anomali në funksionet e mëlçisë.
Qyteti Wuhan është epiqendra e shfaqjes së këtij virusi, që është përhapur në të gjithë Kinën dhe jashtë saj. Në territorin e Kinës, ajo ka vrarë 490 njerëz dhe janë konfirmuar 24,324 raste të prekura.